Teknologji dhe Inovacion

Facebook pëson ulje historike të përdoruesve

Përdoruesit e Facebook ranë në tremujorin e fundit, duke shënuar kështu stanjacionin e parë në historinë e rrjetit social.

“Meta” ka njoftuar gjithashtu rënien e fitimeve për shkak të rënies së aktivitetit, duke i shtuar faktin se ndodhet në ‘rivalitet’ me disa platformat konkurrente si “TikTok” dhe “YouTube”, sidomos pas zvogëlimit të shpenzimeve të përdorueseve.

Vlera e aksioneve ka rënë me 20% duke ‘hequr’ rreth 200 miliardë dollarë nga tregu.

Kompania dha gjithashtu një parashikim zhgënjyes për periudhën aktuale dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg pranoi se Meta po përballet me një konkurrencë serioze për kohën dhe vëmendjen e përdoruesit, veçanërisht nga aplikacioni TikTok.

Zuckerberg tha se rivali i Metës për TikTok, që është Reels, po rritet me shpejtësi, por fitimi i parave ka qenë i ngadalshëm dhe ai u kërkoi investitorëve durim ndërsa produkti rritet.

“Me kalimin e kohës ne mendojmë se ka potencial për një rritje të madhe të angazhimit të përgjithshëm me Reels”, tha ai të mërkurën.

Përdoruesit aktivë të përditshëm të aplikacionit kryesor në Amerikën e Veriut, tregu më fitimprurës i kompanisë ranë nga 196 milionë në 195 milionë përdorues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë