Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë deklaroi lidhur më pandeminë e Covid-19 në vendin tonë se po rishikohet afati i marrjes së dozës së tretë të vaksinës
“Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron”, deklaroi ministrja.
Manastirliu theksoi se 98% e rasteve janë me të prekur me Omicron dhe ekspertët nuk e kanë parë të arsyeshme heqjen e masave.
Sipas saj është ende herët për të shpallur fitoren. Ministrja shtoi se vendet e tjera po bëjnë një vlerësim epidemiologjik të situatës.
“Situata tek ne po vlerësohet në mënyrë dinamike dhe na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Situata në spitale është e qëndrueshme, por ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër’, u shpreh ministrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje