Muzike

Nata e parë e Sanremo, nga rekordi i spektatorëve te renditja e këngëtarëve

Festivali më i dashur i italianëve, Sanremo e gjeti teatrin Ariston plot me spektatorë dhe Amadeus, drejtuesi i këtij edicioni u prek menjëherë nga ovacionet e publikut. Më pas drejtori artistik dhe drejtuesi i Festivalit falënderoi të gjithë makinën organizative dhe shpjegoi rregullat e dy mbrëmjeve të para.

Nuk pati humbje kohe, sepse Amadeus e nisi menjëherë konkurrimin, duke prezantuar Achille Lauro. Fansat e këtij të fundit i mirëpritën efektet speciale dhe nuk u zhgënjyen absolutisht nga paraqitja e këngëtarit. Lauro u shfaq i veshur vetëm me pantallona lëkure të zeza dhe më pas i zhveshur nga mesi e lart.

Amadeus, pak i zënë ngushtë, e komplimentoi për fizikun e tij dhe më pas prezantoi këngën.

Menjëherë pas performancës së Lauros u shfaq aktorja Ornella Muti, shumë elegante, në skenën e Ariston pas polemikës së ditës “me shije kanabisi”. Festivali vazhdoi me interpretimin e Gianni Morandit dhe më pas humori i Fiorellos ka sjellë një atmosferë surprizë për spektatorët.

Më pas ishte grupi i rrokut “Måneskin” si të ftuar, fitues të vitit të kaluar dhe të rikthyer nga një vit me sukses të madh ndërkombëtar, ndër të tjerë mes konkurrentëve Gianni Morandi, Mahmood dhe Blanco, Massimo Ranieri dhe Dargen D’Amico.   

Po ashtu tenisti Matteo Berrettini, i cili arriti në gjysmëfinale në Australian Open javën e kaluar, ishte i ftuari sportiv.

Në natën e dytë të Festivalit do të jenë të ftuar: Laura Pausini, Checco Zalone dhe Fiorello përsëri si një udhërrëfyes.

Nata e parë e Sanremo regjistroi 10, 911,000 spektatorë dhe duket se është një fillim i mirë për Amadeus.

Nata e parë e San Remo 2020 ka pasur 10,058,000 spektatorë. Ndërkohë, ka pësuar rënie në vitin 2021 kur nata e parë e Sanremo kishte vetëm 8, 363, 000 spektatorë.

Sanremo 2022, renditja e këngëtarëve pas mbrëmjes së parë:

Mahmood e Blanco – Brividi

La rappresentante di lista – Ciao Ciao

Dargen D’Amico – Dove si balla

Gianni Morandi – Apri tutte le porte

Massimo Ranieri – Lettera di là dal mare

Noemi – Ti amo non lo so dire

Michele Bravi – Inverno dei fiori

Rkomi – Insuperabile

Achille Lauro – Domenica

Giusy Ferreri – Miele

Yuman – Ora e qui

Ana Mena – Duecentomila ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë