Gazeta Si – Historia vjen nga Majemi, SHBA, përmes rrjeteve sociale. Eric Popper, 30 vjeç, qëlloi zbrazi disa plumba pistolete në drejtim të një burri që po ngiste, si ai vetë një makinë në autostradën I-95 në kontenë Miami-Dade pas një parakalimi. E pabesueshme, por asnjë nuk u lëndua gjatë përleshjes.
Historia daton në qershorin e kaluar, por vetëm së fundmi u publikua në rrjetet sociale një video tronditëse e marrë nga kamera e montuara në kabinën e “Toyota Venza” të Popper-it.
Videoja ishte thelbësore në sqarimin e dinamikës së incidentit, sepse bie ndesh me raportin fillestar të policisë në Florida.
Në video, Popper shihet duke pëshpëritur në makinë. Por mendjelehtësia e tij ndërpritet nga shoferi i makinës pas tij, i cili në pamundësi për ta parakaluar, i bie borisë për një kohë të gjatë.
SLATER SCOOP: Exclusive video of road-rage shooting in Miami from in-car camera.
— Andy Slater (@AndySlater) January 28, 2022
The shooter seen here was arrested and is awaiting trial. He told cops the other driver fired first.
(Warning: Language and gunfire) pic.twitter.com/10vDVEwBbw
Popper nuk zhvendoset në korsinë tjetër për të mërzitur makinën rivale, duke vazhduar të shikojë në pasqyrën e pasme.
Kur ndjekësi më në fund arrin ta kalojë atë në krahun e djathtë të tij, Popper nxjerr një pistoletë nga kroskoti qendror dhe fillon të qëllojë nga kabina e makinës së tij me xhamat të mbyllura drejt atij që e parakalon.
Pamjet u morën nga drejtuesi i emisionit radiofonik, Andy Slater, i cili e shpërndau atë në Twitter. Avokati i Popper, Robert Gershman, konfirmoi se janë pamje autentike dhe se tregojnë se klienti i tij “po mbrohej”.
Sipas asaj që avokati i tha transmetuesit “NBC 6 South Florida”, ishte drejtuesi i mjetit tjetër që qëlloi i pari: “Dëgjohet një goditje, që duket si një e shtënë në makinën e zotit Popper dhe në atë moment situata u përkeqësua. Prandaj, besojmë se provat audio dhe video e shfajësojnë atë”.
Shoferi tjetër, megjithatë tha se ai nuk ishte i armatosur, por vetëm hodhi një shishe me ujë ndaj Popper-it.
Policia fillimisht besoi se kishte pasur një shkëmbim të shtënash me armë zjarri, sepse të dyja makinat ishin të mbushura me plumba, por pamjet e kamerave tregojnë se dëmtimi i automjetit të Popper-it ishte shkaktuar nga vetë i zoti. Kështu, piloti i armatosur akuzohet për sulm të rëndë me armë zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



