Shendet

Studimi/ Ulja e dy proteinave në gjak rrit jetëgjatësinë

Dy proteina të gjetura në gjakun e njerëzve mund ta bëjnë atë shëndetlig gjatë gjithë jetës së tij, zbulon një studim i ri.
Studiuesit në Universitetin e Edinburgut në Skoci zbuluan se njerëzit që kishin nivele të larta të apolipoproteinës (LPA) dhe molekulës 1 të ngjitjes së qelizave vaskulare (VCAM1) në gjakun e tyre, shpesh jetojnë më pak. Ekipi beson se zhvillimi i barnave ose trajtimeve të tjera që mund të zvogëlojnë këto nivele të proteinave në gjak mund t’i ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë, e të jenë më të shëndetshëm.

“Identifikimi i këtyre dy proteinave kyçe mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës”, tha në një deklaratë Paul Timmers, studiuesi kryesor i studimit dhe një anëtar i Njësisë së Gjenetikës Njerëzore të universitetit.
Ekipi hulumtues, i cili publikoi gjetjet e tyre javën e kaluar në ‘ Nature Aging ‘, kreu një meta analizë në gjashtë studime që hetonin lidhjet midis gjenetikës dhe plakjes.
Në total, u analizuan 857 proteina dhe LPA dhe VCAM1 në veçanti u identifikuan si ato që lidhen më shumë plakjen e hershme. Nivelet e proteinave në gjak janë shpesh rezultat i gjenetikës, që do të thotë se në thelb është një faktor fati.

Proteina e parë, LPA, ka qenë e lidhur me mpiksjen e gjakut dhe aterosklerozën – një gjendje ku yndyra bllokon arteriet e një personi.
Proteinat shihen në shtresën e jashtme të enëve të gjakut dhe mund të ndihmojë në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe funksionon si pjesë e një reagimi imunitar të trupit kur infektohet me një virus.
Tashmë është duke u testuar një ilaç si një mënyrë e mundshme për të kufizuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës që redukton nivelet e LPA në gjakun e një personi.
“Ky studim tregon fuqinë e gjenetikës moderne për të identifikuar dy objektiva të mundshëm për barnat e ardhshme për të zgjatur jetëgjatësinë,” tha Jim Wilson, kryetar i gjenetikës njerëzore në Universitetin e Edinburgut.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë