Muzike

Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan, prezantuesit e Eurovision 2022

Kanë kaluar 30 vjet që kur Eurovizioni u mbajt për herë të fundit në Itali (në Romë, në vitin 1991) dhe në datat 10, 12 dhe 14 maj eventi do të rikthehet në Itali me gjysmëfinalen dhe finalen e madhe të edicionit të 66-të në Pala Olimpico të Torinos.

Në një kohë që dihen të gjithë kualifikuesit, janë bërë me dije edhe emrat e prezantuesve.

Rikthimi i Eurovizionit në Itali nuk është një emocion i vogël, për të cilin duhet falënderuar grupi i rrokut, Maneskin, që me fitoren e tyre sollën spektaklin në vendin e tyre, Itali.

Në veçanti, Torino do të presë 40 delegacione nga e gjithë Europa për të performuar dhe mbi një mijë gazetarë ndërkombëtarë. Prezantuesit e spektaklit që do të mbajnë para ekranit rreth 200 milionë shikues të të gjitha kombësive, do të jenë tre:

Njoftimi zyrtar do të jepet nga skena e Festivalit të Sanremos, por, siç raporton “Adnkronos”, tashmë kemi disa emra që janë praktikisht të sigurt dhe që janë figura shumë të dashura për publikun: Alessandro Cattelan, Laura Pausini dhe Mika. Laura Pausini, e cila do të jetë e ftuar në skenën e Ariston, mund t’i japë statusin zyrtar lajmit gjatë eventit. Ndërkohë, burimet pohojnë se marrëveshja është arritur me Pausini dhe Cattelan, ndërsa e ardhmja e Mikës është ende e pasigurt.

Të tre u zgjodhën për aftësitë dhe famën, por edhe për nivelin e mirë të gjuhës angleze që zotërojnë, pasi Eurovizioni do të zhvillohet në anglisht për të qenë sa më i kuptueshëm nga një audiencë e larmishme. Kështu që Laura Pausini, pas një nominimi për një Golden Globe dhe një Oscar, provon dorën e saj në drejtimin e një shfaqjeje ndërkombëtare, siç bën Alessandro Cattelan pas suksesit në RAI të “Da Grande” dhe programit të ardhshëm në Netflix, “Una semplice domanda”.

Prezantuesi Alessandro Cattelan

Edhe për Mikën, drejtimi i Eurovizionit do të ishte një evolucion i natyrshëm i karrierës së tij si muzikant dhe nga “X Factor Italia”. Të tre duket se i kanë të gjitha kredencialet për të punuar mirë në skenë, por mbi të gjitha së bashku, sepse është e sigurt se me vërtetësinë e Laura Pausini-t, humorin e Cattelan-it dhe ëmbëlsinë e Mikës, do të jetë një shfaqje e shkëlqyer.

Mika, këngëtar dhe kompozitor britanik i lindur në Liban, pjesë e X Factor Italia

Vendet pjesëmarrëse në Eurovision 2022

Dyzet e një kombe do të performojnë në skenën e Pala Olimpico në Torino në edicionin e 66-të të Eurovision:

Shqipëria, Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Gjeorgjia, Greqia, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë