Lajme

Arrestohet autori i vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër. Gjatë orëve të natës, policia ka arritur të gjejë vendndodhjen e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur në datë 30.09.2018.

Në pranga është vënë shtetasi Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllanë e tij Vangjel Balla ( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I. Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë