Lojëra me Dore

Australian Open, Rafael Nadal kalon mes drithërimash në gjysmëfinale

Rafael Nadal arrin për herë të shtatë në karrierë në gjysmëfinale të Australian Open. Ai mundi mes drithërimash Denis Shapovalov, me rezultatin 6-3, 6-4, 4-6, 3-6 dhe 6-3.

Për numrin 5 në botë nuk ishte aspak një shëtitje, siç mund të mendohej para ndesshjes. Nadal e filloi mirë dhe shkoi në 2-0 me sete, por u barazua nga kanadezi. Megjithatë, spanjolli qëndroi i fortë dhe në setin e pestë tregoi gjithë potencialin e tij, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Ashlei Barti gjate ndeshjes se fundit. Gazeta Si, 25 janar 2022

Te femrat, Ashlei Barti tregoi një formë të jashtëzakonshme në fitoren 6-2, 6-0 ndaj Xhesika Pegula, duke fluturuar në gjysmëfinale. Numri 1 në botë e rriti lojën dhe ndëshkoi amerikanen, duke shfrytëzuar çdo centimetër të fushës. Barti do të ndeshet tani me një Medison Kejs të rilindur pas fitores 6-3, 6-2 kundër çekes Barbora Krejçikova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë