Kur përdoren te fëmijët, testet e shpejta të antigjenit për zbulimin e koronavirusit nuk plotësojnë kriteret e saktësisë të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas studiuesve që rishikuan 17 studime të testeve.
Provat vlerësuan gjashtë marka testesh në më shumë se 6,300 fëmijë dhe adoleshentë deri në maj të vitit 2021. Në të gjitha studimet, përveç njërit, testet u administruan nga punëtorë të trajnuar. Në përgjithësi, krahasuar me testet PCR, testet e antigjenit nuk arritën të zbulonin virusin në 36% të fëmijëve të infektuar, raportuan studiuesit të martën në revistën mjekësore “BMJ Evidence-Based Medicine”. Tek fëmijët me simptoma nuk u identifikuan 28% të infektimeve. Midis fëmijëve të infektuar pa simptoma, testet e humbën virusin në 44%. Vetëm rreth 1% e rasteve testet e diagnostikuan gabimisht virusin tek një fëmijë që nuk ishte i infektuar në të vërtetë.
Duke pasur parasysh se më shumë se 500 teste antigjenesh janë të disponueshme vetëm në Evropë, autorët thanë, se “performanca e shumicës së testeve të antigjenit në kushte të jetës reale mbetet e panjohur”. Por sipas tyre gjetjet e reja “hedhin dyshime mbi efektivitetin” e testeve të shpejta të antigjenit për testime që duhen përhapur në shkolla”.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje