Pandemia ka trazuar botën për më shumë se dy vite dhe tani po futet në një fazë të re. “Por ndërkaq përhapja e shpejtë e Omicron ofron një shpresë bindëse për një rikthim në normalitet në muajt në vijim”, tha këtë të hënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Doktori Hans Kluge, drejtuesi i OBSH-së për rajonin europian, lajmëroi se është shumë herët që vendet të heqin masat mbrojtëse por Omicron jep shpresë për normalizim dhe stabilizim, ndërthurur me vaksinimin dhe imunitetin natyror.
Komentet e tij rikthyen optimizmin edhe tek zyrtarët e tjerë të shëndetit publik, përfshirë doktor Anthony Fauci, këshilltari kryesor i SHBA-së mbi Covid.
Fauci tha të dielën se do të ketë vështirësi në javët në vazhdim sidomos për të pavaksinuarit që rrezikohen nga Omicron, por ka shpresë se ky variant nuk do të dëmtojë shoqërinë në të njëjtin nivel si variantet e mëhershme gjatë dy viteve.
Fjalimi i Kluge ofroi një përzierje të kujdesit dhe optimizmit.
“Pandemia nuk e ka fundin afër, por besoj se ne do të mbarojmë fazën e emergjencës brenda vitit 2022 dhe t’i kushtojmë vëmendje problemeve të tjera shëndetësore”,-tha doktori Kluge. “Ka shumë të lënë pas dore në shërbimet shëndetësore dhe ato të lidhura me ndryshimet klimatike”.
OBSH-ja e rajonit europian kalon përtej Bashkimit Europian. Përfshin 53 vende nga Atlantiku në Paqësor. Omicron është përhapur nga perëndimi në lindje, në vendet ku vaksinimi është i ulët.
“Ndërkohë që Omicron duket më pak problematik se sa Delta, ne po shohim një rritje të shpejtë në shtrimin pacientëve. Fatmirësisht ka shumë më pak raste me Omicron se sa variantet e tjera. Siç kemi parashikuar, ata që kanë nevojë për më shumë kujdes janë të pavaksinuar”,-shkroi Kluge.
Ai sugjeroi që vendet të rrisin fushatat për vaksinim. Shumë njerëz që i duhet vaksina janë të pavaksinuar. Kjo po zgjat pandeminë dhe mundësinë për më shumë variante, sipas drejtuesit të OBSH-së.
Sot dy vite më parë, rasti i parë me Coronavirus u gjet në Francë. Në të gjithë rajonin kanë vdekur 1.7 mld njerëz, mesatarisht 99 njerëz në orë për 732 ditë me radhë, sipas shifrave të OBSH.
Më shumë se 4 mln njerëz kanë hyrë në varfëri duke fituar më pak se 5.5 dollarë në ditë. Punonjësit e vijës së parë kanë përjetuar stres dhe rreth 40% e tyre janë trajtuar në klinika për çrregullime stresi.
“Edhe kjo pandemi, si të gjitha më herët, do të mbarojë, por është ende herët për t’u rehatuar. Ka mundësi që të dalin variante të tjera”,-shkroi Kluge.
Por bota është në gjendje më të mirë për t’i përballuar ato.
“Besoj se një valë e re nuk do të ketë më nevojë për karantinë apo masa të njëjta si ato të parat”, -tha ai.
Burimi: NewYorkTimes/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje