Pas disa orësh është rihapur rruga në “Qafën e Llogorasë” në Vlorë, tek i vendi quajtur “Çezma” dhe lëvizja e mjeteve vazhdon normalisht në këtë aks rrugor.
Rruga u bllokua pasi një kamion rimorkio doli nga rruga për shkak të ngricave të krijuara nga bora dhe bllokoi lëvizjen e automjeteve të tjera.
Pas bllokimit të rrugës, policia kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangnin sa është e mundur lëvizjen deri në zhbllokimin e plotë të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.