Sociale

Arrestohet shqiptari në Angli që ruante ‘shtëpinë e barit’. I rrezikohet jeta nga pronari

A. D një 39-vjeçar nga Shqipëria ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap në një fermë kanabisi.

Gjatë aksionit të policisë britanike, u zbuluan edhe rreth 200 bimë kanabisi me një vlerë prej 48.000 paund.

Sipas Daily Mail objekti ose ‘shtëpia e barit’ siç etiketohet ndryshe, ruhej nga shqiptari 39-vjeçar i cili jetonte ilegalisht në Britani dhe ishte i zhytur në borxhe.

A.D do të duhet të përballet edhe me një tjetër problem, pasi  tani ai kërcënohet me familje nga njeriu i cili e punësoi të ruante drogën.

D. kishte emigruar drejt Britanisë së Madhe duke u fshehur në një kamion, ku edhe kishte paguar kishte paguar 22.000 paund.

Më pas u  rekrutua për të punuar si kopshtar në fermën e kanabisit në Hull të Anglisë.

Në një dëshmi të dhënë për gjykatën angleze, D. ka thënë se është kërcënuar me familjen e tij në rast se do të largohej nga ambientet e fermës.

39 vjeçari fillimisht mohoi se merrej vetë me kanabisin, por më pas pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit.

Burimi:DailyMail/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë