Sociale

6 humbje jete nga Covid, pas tre ditësh pozitiviteti bie nën 30 për qind

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 2.670 të infektuar me Covid dhe 6 humbje jete. 

Nga 9.485 testime pozitivitrti rezulton 28 për qind, duke rënë nën 30 për qind pas tre ditësh me radhë mbi këtë shifër, ku kulmoi të mërkurën me 32.6 për qind.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,670 qytetarë, në këto bashki: 

1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan. 

Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.

.

Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (21 Janar 2022) 

Raste të reja ditore         2,670

Të shëruar në 24 orë      2,151

Të shtruar në spitale       134

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 9,485 

Testime totale              1,614,613

Raste pozitive                 244,182

Raste të shëruara           216,785

Raste Aktive                      24,105

Humbje jete                         3,292 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            11,409 

Fier                 1,841

Elbasan          1,697

Durrës            1,628

Shkodër          1,649

Vlorë                1,471

Gjirokastër      1,132

Korçë                926

Lezhë                917

Berat                 889

Dibër                  284

Kukës                 262


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë