Media Galeri

Louis Vuitton/ Zbulohet koleksioni i fundit i Virgil Abloh

Louis Vuitton ka zbuluar koleksionin përfundimtar të drejtorit të ndjerë artistik të veshjeve për meshkuj, Virgil Abloh.

Abloh vdiq më 28 nëntor 2021 pas një beteje dyvjeçare me kancerin, dhe vetëm pak ditë më vonë, Louis Vuitton mbajti një shfaqje të modës (të planifikuar më parë) në Miami që përmbante përditësime dhe ndryshime në listën e Abloh-it Pranverë-Verë 2022. Fillimisht dukej sikur ajo ngjarje do të ishte ekspozita e fundit e stilistit, por ai tashmë kishte përfunduar pjesën më të madhe të vjeshtës-dimrit 2022.

Koleksioni, i teti i Abloh që nga emërimi i ti në shtëpinë 168-vjeçare në 2018 u zbulua të enjten në Javën e Modës në Paris në një format të përsëritur: fillimisht për shtypin dhe influencuesit, pastaj, disa orë më vonë, për miqtë dhe familjare.

Shpalosja e pasarelës ishte një përpjekje ekipore e udhëhequr nga Ib Kamara, krijues multidisiplinor. Kamara, puna e të cilit ka përfshirë reklama Fenty për Rihanna-n dhe kopertina të shumta ndërkombëtare të Vogue, filloi bashkëpunimin me Abloh përpara koleksionit pranverë-verë 2021 të Louis Vuitton. Që atëherë, ai ka stiluar shfaqjet e veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton si dhe fushatat.

“Një nga gjërat më të shkëlqyera për Abloh ishte se ai mund të prezantonte ide krejtësisht të reja çdo sezon, por që këto ide gjithashtu ndërthureshin me stinët e së kaluarës”, tha ai.

Në këtë koleksionAbloh ruajti një magjepsje të vazhdueshme me ëndrrat, rininë dhe konceptin, shpesh abstract, të shtëpisë, dhe seti i shfaqjes së së enjtes pasqyroi një përzierje të të gjithave. Prezantimi u vu në skenë në një peizazh ëndrrash surreal, të kompletuar me një orkestër të plotë që performonte nga një tavolinë e zgjeruar e dhomës së ngrënies në një partiturë nga reperi Tyler the Creator. Kishte një shtëpi gjysmë të fundosur, një karrige që u prish dhe u rregullua dhe një krevat i madh. “Unë besoj se Virgil do të kishte qenë i lumtur”, tha Kamara. “Unë mendoj se gjëja më e qëndrueshme këtu është se ai me të vërtetë mund të sillte risi duke arritur ende të njëjtën ndjenjë të qëndrueshme. Unë e shikoj në këtë mënyrë: flakë e vjetër, por me një romancë që duket gjithmonë e re”,tha Kamara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë