Shendet

Covid/ Vaksinim i detyrueshëm në Austri, Franca miraton ‘Super Green Pass’

Parlamenti austriak ka miratuar kryerjen e vaksinës së detyrueshme për koronavirusin, duke u bërë vendi i parë evropian që e merr këtë nismë. Miratimi me shumicën e nevojshme të votave, u bë pas disa orësh debate në sallë, ndërsa  masa do të hyjë në fuqi më 4 shkurt.

Nga ana tjetër, Franca, për të luftuar valën e “Omicron” ka vendosur të miratojë lejen e “Super Green Pass” për hyrjen në lokale dhe trena.

Franca ka regjistruar sërish mbi 400 mijë infeksione të reja. Megjithatë, ka disa “shenja inkurajuese”, nënvizoi kryeministri Jean Castex, duke shpjeguar se “varianti Omicron ka filluar të bjerë dhe zënia e shtretërve në spitale ka ardhur duke u ulur prej një jave”.

Kjo është arsyeja pse qeveria e ka konsideruar të përshtatshme të planifikojë një ngadalësim të parë të kufizimeve: në 2 shkurt do të eliminohet detyrimi për të mbajtur maska ​​​​jashtë, detyrimi për të punuar në shtëpi, ulje të numrit të publikut në stadiume, kinema dhe teatro.

Rikthim në normalitet në Britaninë e Madhe, ku ka ndodhur faza e parë e heqjes së kufizimeve, nga puna në shtëpi te heqja e detyrueshme e maskave në shkolla.

Faza e dytë do të nisë më 27 janar, kur do të eliminohet detyrimi ligjor i maskave në ambiente publike dhe mini-leja i gjelbër e parashikuar për akses vetëm në diskoteka apo evente kolektive masive.

Këto janë masa proporcionale për të shmangur paralizën ekonomike dhe sociale, për aq sa rritja e infeksioneve nuk ndikon në mënyrë dramatike shtrimet në spital. E gjithë Europa po orientohet progresivisht në këtë drejtim.

Suedia gjithashtu ka reduktuar kohën e karantinës dhe u ka kërkuar qytetarëve që punojnë nga shtëpia të shmangin testimet për t’u lënë vend njerëzve që duhet të lëvizin fizikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë