Media Galeri

Në llogoret me dëborë përgjatë vijës së frontit të Ukrainës

Në vijën e frontit të Ukrainës lindore, ku ushtria e Kievit ka zhvilluar një luftë të zgjatur me separatistët pro-Kremlinit, ushtarët ukrainas vëzhgojnë zonën në pozicionet luftarake pranë vendbanimit të kontrolluar nga rebelët.

Që nga viti 2014 – viti kur Rusia aneksoi Krimenë – ushtarët ukrainas janë duke luftuar me rebelët për të rimarrë kontrollin në dy rajone në kufi me Rusinë.

Por kohët e fundit është shtuar frika se Moska, e cila grumbulloi dhjetëra mijëra trupa në anën e saj të kufirit, mund të nisë një sulm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë