Media Galeri

‘Gjueti’ qelibarësh në Detin Baltik

Midis algave dhe midhjeve mund të gjeni arin e Detit të Veriut – qelibarin.

Gjatë dimrit, moti karakterizohet natyrshëm nga erëra më të forta dhe më shumë stuhi duke nxjerrë një sasi të konsiderueshme qelibarësh në breg.

Sekreti, siç e dinë shumica e njerëzve, qëndron pjesërisht në drejtimin e erës. Vendi i gjuetisë zbulohet vetëm kur batica është tërhequr.

Një këshillë e mirë është t’i kushtoni vëmendje pulëbardhave. Aty ku grumbullohen tufa të mëdha pulëbardhash në breg, gjasat janë që midhjet, lëndët bimore dhe, ka shumë të ngjarë dhe qelibari të kenë dalë në plazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë