Vendimi i fundit nga autoritetet ndërkombëtare për të miratuar ilaçin antiviral Paxlovid për përdorim shton një armë të re të frikshme në arsenalin e trajtimeve për Covid-19. Pfizer thotë se ilaçi ka pothuajse 90% sukses në parandalimin e sëmundjeve të rënda tek të rriturit e pambrojtur nëse merret menjëherë pasi të ndodhë infeksioni. Paxlovid është një nga ilaçet në kërkim në lidhje me barnat antivirale – i cili përfshin gjithashtu ilaçin e Merck, Molnurpiravir – që mund t’u jepet njerëzve që kanë marrë sëmundjen. Më e rëndësishmja, antiviralët – të cilët prishin aftësinë e një virusi për t’u riprodhuar brenda një qelize të infektuar – japin shpresë që individët vulnerabël të infektuar, përfshirë të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të komprometuar, mund të kurohen në shtëpi. U deshën dy vjet kërkime për miratimin e antiviralëve të parë, me ilaçet që u bënë të disponueshme më shumë se një vit pasi u dhanë vaksinat e para Covid-19.Pra, pse është dashur kaq shumë kohë që të zhvillohen antiviralë efektivë? Dhe çfarë roli do të luajnë ata në luftën kundrejt Covid-19.
Vaksinat vijnë së pari dhe antiviralët më pas, kur shumica e parashikimeve treguan se do të ishte anasjelltas. Pse?
“Unë prisja që antiviralët do të ishin në përdorim përpara vaksinave, e pranoj.Ajo që ndodhi në të vërtetë pasqyron shpejtësinë e pabesueshme të hulumtimit të vaksinës dhe dështimin e pjesës së parë të antiviralëve që u testuan,” thotë Tom Fletcher nga Shkollës së Mjekësisë Tropikale në Liverpool.
Në fillim të pandemisë, shumica e përpjekjeve vazhduan duke marrë në konsideratë barnat e ripërdorura- ato të përdorura për të trajtuar sëmundje të tjera.
Sidoqoftë, sipas Fletcher asnjë nga këta antiviralë të ripërdorur nuk ka funksionuar.
“Pas kësaj, shkencëtarët u fokusuan në antivirale të reja të krijuara posaçërisht për Covid-19. Normalisht, koha e zhvillimit të ilaçeve zgjasin pesë deri në 10 vjet në rastin më të mirë. Këto afate kohore janë përshpejtuar,”shtoi eksperti.

Si do të përdoren barnat e reja antivirale?
Mjekët kanë mësuar shumë për trajtimin e pacientëve Covid-19 në spitale.
“Ata kanë përmirësuar shumë rezultatet për pacientët e sëmurë rëndë – duke ditur se kur duhet t’i kthejnë ata, të administrojnë dexamethasone ose t’u japin antitrupa intravenoz.Por parandalimi është më i mirë se kurimi. Pra, mbajtja e njerëzve jashtë spitalit është qëllimi i vërtetë këtu dhe antiviralët e rinj oralë duhet të jenë të paçmuar për ta arritur këtë”,tha Ruth McKernan, kryetare e Shoqatës së BioIndustrisënë Britani.
Sapo një person i pambrojtur dikush që është i moshuar ose ka një sistem imunitar të komprometuar të infektohet, atij do t’i jepet Paxlovid ose Molnurpiravir dhe kjo do të parandalojë që të sëmuren aq shumë sa të kenë nevojë të shkojnë në spital.
Çfarë duhet të zbulohet ende për antiviralët?
“Provat klinike të antiviralëve filluan menjëherë pasi Covid-19 doli për herë të parë, kështu që ato u testuan pothuajse tërësisht te pacientët e pa vaksinuar”, tha Eddie Grey, kryetar i grupit të punës antivirale të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Këto të dhëna do të sigurohen nga një studim i Universitetit të Oksfordit, i quajtur “Panoramic”, i cili po vlerëson ndikimin e antiviralëve tek njerëzit e pambrojtur, por të vaksinuar.
“Panoramika është shumë e rëndësishme.Është mekanizmi me të cilin ne do të përcaktojmë përmasat e përfitimit që popullata jonë e vaksinuar merr nga antiviralët. Presim rezultate muajin e ardhshëm”, shtoi Grey.
Çfarë mësimesh ka për trajtimin e Covid-it nga përdorimi tjetër i antiviralëve?
“Këto barna funksionojnë duke prishur mënyrën se si një virus prodhon kopje të tij brenda qelizave tona dhe ne kemi parë që ky proces të përdoret në antiviralët që merren me sëmundje të tjera,” shtoi Grey.
Sipas ekspertit një mundësi është se ato ka të ngjarë të jenë shumë efektive në trajtimin e varianteve të reja të Covid-19.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje