Shendet

Skleroza e shumëfishtë mund të shkaktohet nga ‘virusi i puthjes’

Gjendja e sklerozës së shumëfishtë mund të shkaktohet nga virusi i zakonshëm që qëndron pas “sëmundjes së puthjes”, pretendojnë shkencëtarët.
Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit tregon se sëmundja kronike mund të jetë nga një infeksion i Epstein-Barr, një virus që shkakton mononukleozën infektive e cila ka simptoma si ënjtje të gjëndrave limfatike, temperaturë, dhimbje të fytit dhe lodhje.
Ethet mono ose gjëndërore ose siç njihet ndryshe si “sëmundja e puthjes” për shkak se është shumë ngjitëse përmes pështymës. Ndërsa shkakton lodhje, ethe, skuqje dhe ënjtje të gjëndrave, studiuesit tregojnë që virusi mund të krijojë gjithashtu një infeksion të fjetur për gjithë jetën, që mund të jetë shkaku kryesor i sklerozës së shumëfishtë. Sipas mjekëve nuk ka një kurë të njohur për sëmundjen inflamatore kronike të sistemit nervor qendror.

Fotografi ilustruese e ‘virusit të puthjes’, një nga simptomat e virusit që shfaqet tek buzët,14 janar 2022. Gazeta “Si”

Hulumtimi i botuar në revistën “Science” të enjten shqyrtoi 955 pjesëmarrës që vuanin nga skleroza e shumëfishtë që prej shërbimit aktiv në ushtri. Krahasuar me mostrat nga 10 milionë anëtarë ushtarakë, ata zbuluan se rreziku i sklerozës së shumëfishtë u rrit me një faktor prej 32 herë pasi u infektua nga virusi Epstein-Barr. Asnjë virus tjetër nuk rrit rrezikun e sklerozës së shumëfishtë.
“Hipoteza se EBV shkakton MS është hetuar nga grupi ynë dhe të tjerët për disa vite, por ky është studimi i parë që ofron dëshmi bindëse të shkakësisë”, tha autori i studimit Alberto Ascherio, një profesor i epidemiologjisë dhe të ushqyerit në Harvard.

Ai shton se ky është një hap i madh sepse tregon që shumica e rasteve të sklerozës së shumëfishtë mund të parandalohen duke ndaluar infeksionin EBV dhe se identifikimi i EBV mund të çojë në zbulimin e një kure për sklerozën e shumëfishtë.
Megjithatë, ndalimi i Epstein-Barr mund të jetë i vështirë, pasi rreth 95 për qind e të rriturve kudo në botë janë të infektuar me virusin. Ascherio thotë se vonesa midis kontraktimit të virusit dhe zhvillimit të simptomave të sklerozës së shumëfishtë mund të jetë për shkak të stimulimit të përsëritur të sistemit imunitar kur virusi “i përgjumur” riaktivizohet.
Sëmundja bën që sistemi imunitar të sulmojë neuronet në tru dhe palcën kurrizore, të cilat mund të dëmtojnë përgjithmonë sistemin nervor qendror. Në raste të rënda, njerëzit mund të humbasin aftësinë e tyre për të ecur.
Burimi: The Indipendent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë