Bota

Princi Andrew do të shkojë në gjyq në SHBA për akuzat e skandalit seksual

Princi Andrew i Anglisë, i përfshirë në historinë e skandalit seksual të lidhur me takimin e miliarderit të ndjerë Jeffrey Epstein, do të shkojë në gjyq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një gjykatës amerikan, në fakt, hodhi poshtë kërkesën e Dukës së Jorkut, djalit të tretë të Mbretëreshës Elizabeth, për të pushuar çështjen civile të ngritur nga akuzuesja e tij, Virginia Giuffré.

Akuzat e Giuffré – Giuffré akuzoi financierin Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 dhe partneren e tij, Ghislaine Maxwell për abuzim seksual me të kur ishte e mitur në vitin 2001. Gruaja tha gjithashtu se ishte detyruar të bënte seks me Princin Andrew kur ishte në moshën 17-vjeçare.

Giuffré më pas nisi gjithashtu një padi civile kundër Dukës së Jorkut, duke folur për rrahjet dhe stresin emocional të shkaktuar qëllimisht ndaj saj.

Nuk pushohet – Një gjykatës i Nju Jorkut, pranoi ankesën e gruas kundër Dukës së Jorkut, pavarësisht kërkesës për të pushuar çështjen e paraqitur nga avokatët e djalit të tretë të Mbretëreshës së Anglisë. Në ankesën civile të paraqitur në gusht, Virginia Giuffé pretendon se princi e “sulmoi seksualisht” atë tre herë në vitin 2001 në Londër, Nju Jork dhe Ishujt e Virgjër të SHBA-ve, pikërisht në rezidencat e Jeffrey Epstein.

Në vendimin e tij, gjyqtari Lewis Kaplan u shpreh se kërkesa për rrëzimin e padisë civile, e paraqitur në verën e vitit 2021 nga Giuffré, një nga viktimat e krimeve seksuale të financierit pedofil amerikan, Jeffrey Epstein, duhet të “refuzohet”.

Marrëveshja e supozuar – Më 4 janar 2022, gjyqtari Kaplan dëgjoi argumentet e avokatëve të Giuffré dhe mbrojtësve të djalit të mbretëreshës, gjatë një seance vendimtare me tele-konferencë. Në një nivel civil, avokatët e tij besonin se mund t’i shpëtonin drejtësisë falë një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2009 midis Epstein dhe Virginia Giuffré. Gjyqtarët e Nju Jorkut e bënë publike këtë marrëveshje, sipas së cilës Giuffré kishte marrë 500,000 dollarë nga Epstein.

Dokumenti – Dhe sipas këtij transaksioni të nënshkruar në Florida 12 vjet më parë, gruaja premtoi se nuk do të ndiqte penalisht Epstein, ose “të pandehur të tjerë të mundshëm”. Emri ose titulli i Dukës së Jorkut, nuk përmendet në dokument, por mbrojtja besonte se ai mbronte Epstein dhe të gjithë “miqtë” e tij, dhe për rrjedhojë edhe Princin. Gjyqtari i Nju Jorkut duket se nuk e ka menduar në këto terma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë