Pfizer ka deklaruar të mërkurën se doza përforcuese e vaksinës së saj COVID-19 mund të administrohet së bashku me vaksinën e saj kundër pneumonisë dhe ofrojnë siguri dhe përgjigje imune tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.
Studimi, i nisur në maj, testoi vaksinën e konjuguar pneumokokale të kompanisë, PREVNAR 20, me një dozë të tretë të Pfizer-BioNTech COVID-19 tek 570 pjesëmarrës. Qëllimi i studimit ishte të testonte sigurinë e kombinimit dhe përgjigjen imune për të dyja vaksinat.
“Të dhënat ofrojnë prova që mbështesin potencialin për të administruar PREVNAR 20 dhe vaksinën COVID-19 të kompanisë në të njëjtën kohë, duke reduktuar numrin e vizitave që njerëzit bëjnë te mjekët ose farmacitë për imunizimin e rekomanduar”, shtoi kompania.
PREVNAR 20 u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në qershor të vitit të kaluar për të ndihmuar në mbrojtjen e të rriturve kundër shumicës së sëmundjeve invazive pneumokokale dhe pneumonisë.
Pjesëmarrësit e studimit u rekrutuan nga studimi i vaksinës së COVID-19 të kompanive në fazën e fundit dhe ata që kishin marrë dozën e dytë të vaksinës COVID-19 të kompanisë të paktën gjashtë muaj përpara se të merrnin pjesë në studim.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje