Shendet

Cilat teste të shpejta funksionojnë për zbulimin e Omicron?

Varianti Omicron me transmetueshmëri të lartë ka bërë që njerëzit të mbështeten shumë tek testet e shpejta. Megjithatë, studimet e fundit ngrenë pyetje në lidhje me efektivitetin e testeve në zbulimin e Omicron.
Lajmi i mirë është se testet e shpejta të antigjenit mund të zbulojnë Omicron ndërsa lajmi i keq është se kjo nuk ndodh gjithmonë. Kjo do të thotë që testet mund të tregojnë më shumë njerëz që janë negativ sidomos në ditët e para të infektimeve. Të dhënat paraprake nga një studim i vogël tregojnë se njerëzit mund të infektues përpara se të marrin rezultatet e testeve.
Abbott Laboratories, një nga kompanitë që ka prodhuar testin “BinaxNow” i cili përdoret në shtëpi ka deklaruar se ky lloj testi vijon të zbulojë variantin Omicron me aq efikasitet sa variantet e tjera. Kompania gjithashtu vuri në dukje një studim të fundit nga “Brigham and Women’s Hospital” dhe Harvard që tregoi performancë të fortë të këtij testi të shpejtë ndaj Omicron.
Quidel Corp, prodhuesi i testit “QuickVue”, tha se ka kryer teste duke përdorur virusin e Omicron nga mostrat e Afrikës së Jugut dhe u konfirmua se testi mund të zbulojë variantin.
Të dhënat paraprake janë të përziera. Hulumtimet kanë shqyrtuar teste të ndryshme në vende të ndryshme, duke e bërë të vështirë nxjerrjen e përfundimeve të qëndrueshme.
Një raport i kohëve të fundit ekzaminoi performancën e testeve të antigjenit me mostrat e virusit të kultivuara nga njerëz të infektuar me Omicron dhe nga ato me variante të tjera. Studimi zbuloi se testet ishin më pak të ndjeshme në zbulimin e Omicron. Në një studim të veçantë në revistën mjekësore “Journal of Clinical Microbiology”, studiuesit australianë gjetën 10 teste antigjene të kryera po aq mirë me Omicron si me Delta.
Të dhënat paraprake nga një studim i botës reale që krahasoi rezultatet e PCR të më shumë se 700 njerëzve dhe testet e shpejta nga testi BinaxNow në janar në një vend të komunitetit në San Francisko, zbuluan se testet e shpejta gjenin në të njëjtin nivel Omicron si me variantet e mëparshme, duke zbuluar mbi 95% të njerëzit me ngarkesë të lartë virale.

Test i shpejtë i firmës Abbott Laboratories i cili është vërtetuar nga studimet si efektiv për të zbuluar Covid-19

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha në fund të dhjetorit se “të dhënat e hershme tregojnë se testet e antigjenit zbulojnë variantin Omicron, por mund të kenë ndjeshmëri të reduktuar”. Deklarata u bazua në të dhënat e pabotuara laboratorike nga kërkimet në Universitetin Emory të mbështetur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
Studimi krahasoi performancën e testit të shpejtë në mostrat e virusit të gjallë që përmbajnë variantin Omicron, kundrejt mostrave që përmbajnë variantin Delta. Studiuesit zbuluan se kur holluan mostrat e Omicron dhe Delta, testet e shpejta ishin më të afta për të zbuluar virusin në mostrat e Delta-s, thotë Bruce Tromberg, drejtor i Institutit Kombëtar të Bioinxhinierisë, National Institutes of Health (NIH).
Pse testet e shpejta mund të jenë më pak të ndjeshme me Omicron.
Omicron ka ardhur në një kohë kur shumë njerëz kanë një nivel mbrojtjeje si rezultat i infeksionit natyror ose vaksinimit.
“Tek njerëzit që janë të vaksinuar dhe të rritur, përqendrimi maksimal i virusit – kur testet e shpejta kanë më shumë gjasa për ta zbuluar atë – mund të mos ndodhë deri në tre ose katër ditë pas infektimit dhe kjo bën që testet të mos funksionojnë”, thotë Omai Garner, drejtor i mikrobiologjisë klinike për sistemin shëndetësor UCLA (Center for High Quality Health Care Services), Kaliforni.
Një tjetër shpjegim i mundshëm ekspertëve është se njerëzit mund të përhapin Omicron me nivele më të ulëta të virusit. Periudha e inkubacionit të Omicron-koha nga momenti kur ekspozoheni ndaj virusit dhe kur bëheni infektues- duket se është aq e shkurtër sa 12 deri në 24 orë.

Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë