Shendet

Parashikimi i Anthony Fauci: Omicron do të na zërë të gjithëve

Anthony Fauci, këshilltari kryesor amerikan i Joe Biden për Covid19 ka deklaruar se, “Omicron përfundimisht do t’i zërë të gjithë” falë shkallës së tij të pashembullt të transmetueshmërisë.

Edhe të vaksinuarit sipas tij “ndoshta do të infektohen, përfshirë edhe ata që do marrin apo kanë marrë dozën e tretë, por dallimi qëndron se ata nuk do të përfundojnë në spital dhe nuk do të vdesin”.

Me pak fjalë, Covid “do të bëhet një virus pothuajse normal”, sipas virologut të njohur amerikan dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me një periudhë tranzicioni me pandeminë, e cila do të pasohet nga një fazë në të cilën “do të jetë normale” që të jetosh me Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë