Sociale

Vështirësi në rrugë nga bora, ARRSH: Kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në mëngjes

Rikthimi i reshjeve të dëborës, riktheu edhe problemet e dimrit për shumë zona malore të vendit. Ngricat kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa stuhia ka krijuar probleme në disa qytete nga jugu në veri.

Në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq, ARRSH bën me dije se është bërë trajtimi me kripë me akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat, si në Tropojë, Kukës dhe Korçë.

ARRSH iu bën apel shoferëve të kenë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me goma dimërore.

“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendin dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C. Është bërë trajtimi me kripë në akset me prezencë bore për të shmangur ngricat, si në Tropojë, Kukës, Korçë”, - thuhet në një njoftim.

Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit si dhe “të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë e të pajisen me goma dimërore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë