Në një kohë kur variantet Covid sa vijnë dhe shtohen, vendi ynë nuk kryen analizat e dallimit të shtameve të reja të virusit, apo sekuencimi sic njihet në gjuhën shkencore.
Ndryshe nga vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, e cila ka investuar për të kryer analizat e sekuencimit me qëllim orientimin e planit të masave në drejtimin e duhur, Shqipëria vijon t’i dërgojë analizat në laboratorin e OBSH në Gjermani.
Por, vonesa në sjelljen e përgjigjeve me dy javë, dhe përshpejtimi i rasteve të reja me Omicron, bën që sot aktualisht të mos dihet qartë se si është shpërndarja e shtameve të virusit në vendin tonë. Dhe rrjedhimisht kjo fut në corientim sistemin shëndetësor, pasi në varësi të variantit dominant në popullatë, merren edhe masat paraprake mbrojtëse
Në mbledhjen e radhës së Komitetit Teknik të Eskpertëve të shëndetit publik që u mblodh në drejtimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u tha se në muajin dhjetor kishte dominancë të variantit Delta por kjo u referohej përgjigjeve të analizave për Omicron që kishin ardhur nga Gjermania dy javë më parë. Sot nuk ka asnjë të dhënë ditore për qarkullimin e viruseve në vendin tonë, bazuar në analizat e sekuencimit.
Sipas ekspertëve të shëndetit publik, dallimi midis variantit Delta dhe Omicron bëhet vetëm përmes shenjave klinike.
Tashmë dhe testet e shpejta po bëhen më të panevojshme duke qenë se nuk identifikojnë virusin Omicron, sekuencimi është e vetmja mundësi por që ne jemi të privuar.
Por ndryshe nga ne, Maqedonia e Veriut, Tetova ofrojnë analizat e sekuencimit cka bën që këto vende të kenë një situatë më të qartë epidemiologjike cka do të thotë se dhe fushatat e vaksinimit dhe trajtimi të orientohen në grupet e duhura të popullatës.
Në fazat fillestare të epidemisë, sekuenca mund të përdoret për të zbuluar se sa raste të reja sëmundjesh janë importuar ose vijnë nga transmetimi lokal.
Modelet matematikore të mënyrës sesi viruset evoluojnë gjatë një epidemie – të zhvilluara nga analiza e gjerë e shpërthimeve të kaluara – lejojnë që ritmet e rritjes së epidemisë dhe matje të tjera të transmetimit dhe infeksionit të vlerësohen nga sekuencat e gjenomit të virusit.
Krahasuar me vlerësimet nga burime të tjera të dhënash, njohuritë nga gjenetika e viruseve janë më të dobishme për parashikimin e tendencave afatgjata dhe në shkallë më të gjerë.
Më e rëndësishmja, ato ofrojnë vërtetim të pavarur të vlerësimeve të madhësisë dhe shkallës së rritjes së një epidemie.
Kjo është e dobishme veçanërisht kur rastet janë të nën-raportuara, për shembull sepse shumë njerëz që janë të infektuar nuk kanë simptoma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje