Sociale

Nisin punimet në Qafë Kashar–Rinas, si devijon drejtimi i makinave

Ka filluar këtë të hënë rehabilitimi segmentit rrugor Kryqëzim Rinas-Qafë Kashar. Prej orëve të para të mëngjesit kanë filluar punimet e planifikuara nga ARRSH dhe kanë për qëllim realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë, rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të gjithë segmentit.

Punimet parashikohet të realizohen për një periudhë 30 ditore, kjo edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.

Policia e Shtetit njofton, se për shkak të punimeve në rrugë, do të bllokohet segmenti rrugor dhe drejtimi i lëvizjes së automjeteve do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar-Vorë-Rinas. Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë