Sociale

Përqindja e pozitivitetit 21.6/ Katër humbje jete dhe 1801 qytrtarë të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër qytetarë të prekur nga Covid-19, një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç.
Gjithashtu, janë kryer 8,327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,801 qytetarë, në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.
"Janë 12,283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftim

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,962
Fier                 1,111
Durrës             995
Elbasan           856
Shkodër          762
Vlorë                765
Berat               425
Gjirokastër     460
Lezhë              365
Korçë               310
Dibër                172
Kukës               100


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë