Një vaksinë e katërt kundër Covid-19 nuk është ende e nevojshme, ka thënë Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Britani pasi vaksinat përforcuese po ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjes së rëndë nga Omicron.
Sipas ekspertëve të imunologjisë të dhënat e fundit tregojnë se, për moshat mbi 65 vjeç, mbrojtja nga shtrimi në spital mbetet në rreth 90% tre muaj pas injektimit të tretë.
Mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda nga vetëm dy doza të vaksinës bie në rreth 70% pas tre muajsh dhe 50% pas gjashtë muajsh.
Ekspertët britanikë kanë rekomanduar që t’i jepey prioritet dozës së tretë për të gjithë të rriturit për momentin, në vend që të fillojë të sigurojë një dozë të katërt vaksine për grupet vulnerabël siç janë personat mbi të 80-at ose banorët e shtëpive të kujdesit.
“Të dhënat aktuale tregojnë se doza përforcuese po vazhdon të ofrojë nivele të larta mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda, madje edhe për grupmoshat më të rrezikuara,” tha Wei Shen Lim, kryetar i imunizimit të JCVI për Covid-19.
Të dhënat bazohen në një studim të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar që analizoi dozat përforcuese tek personat në moshën mbi 65 vjeç e ka rezultuar se personat janë të imunizuar edhe pas tre muajve që nga koha kur kanë marrë dozën përforcuese.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje