Shendet

Raporti i CDC:Vaksina Pfizer mbron fëmijët kundër komplikimeve post Covid-19

Dy doza të vaksinës Pfizer të COVID-19 janë shumë mbrojtëse ndaj një gjendjeje të rrallë, por shpesh serioze tek fëmijët që shkakton inflamacion të organeve pas infeksioneve me COVID-19. Sipas një raporti të Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vaksina u vlerësua të ishte 91% efektive në parandalimin e Sindromës Inflamatore Multisistematike tek Fëmijët (MIS-C) tek moshat 12 deri në 18 vjeç.
MIS-C shkakton inflamacion tek organet jetësore të fëmijëve, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat dhe trurin dy deri në gjashtë javë pas një infeksioni të lehtë ose asimptomatik.


Raporti bazohet në vlerësimin e 283 pacientëve të shtruar në spital të moshës 12-18 vjeç në 24 spitale për fëmijë në 20 shtete midis korrikut dhe fillimit të dhjetorit, kur prevalenca e variantit të koronavirusit Delta ishte e lartë.
Të 38 pacientët me MIS-C pas infektimit me Covid-19 gjetjet treguan se ishin të pavaksinuar.
Rezultatet i shtohen një numri në rritje të provave se vaksinimi kundër COVID-19 ka të ngjarë të parandalojë ndërlikimet e lidhura me sëmundjen tek fëmijët, duke përfshirë MIS-C. Nuk dihej më parë nëse vaksina Pfizer/BioNTech e parandalonte gjendjen.


“Gjetjet e studimit kanë disa kufizime, duke përfshirë pyetjet në lidhje me efektivitetin e vaksinës kundër variantit Omicron me i transmetueshëm”, thuhet në raportin e publikuar në faqen kryesore të CDC
Fëmijët e moshës 5-11 vjeç janë në rrezikun më të lartë për sëmundjen MIS-C, por nuk ishin të përfshirë në këtë analizë.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë