Sërish telashe për Princin Andrew në Britaninë e Madhe, djalin e tretë të mbretëreshës Elizabeth, i përfshirë në historinë e skandalit seksual të lidhur me njohjen e miliarderit të ndjerë pedofil amerikan, Jeffrey Epstein.
Duka 61-vjeçar i Jorkut, mund të duhet të shesë shtëpinë prestigjioze që zotëron në alpet zvicerane për të paguar tarifat e tij ligjore, nëse procedurat ligjore në Nju Jork vazhdojnë.
Sipas tabloideve britanike, Duka ka vënë tashmë në lëvizje disa emisarë për shitjen hipotetike të pronës, ku është parë duke kaluar sërish pushimet në dëborë natën e ndërrimit të viteve dhe vlera e të cilave llogaritet në rreth 20 milionë euro.
Burime anonime, thonë se hapi do të jetë i nevojshëm, veçanërisht nëse procedurat ligjore të nisura në Nju Jork do të vazhdojnë. Këtë herë, 95-vjeçarja Elizabeth II, nuk duket e gatshme të mbulojë me fonde mbretërore shpenzimet gjyqësore të atij që prej kohësh konsiderohet djali i saj i preferuar, pavarësisht skandaleve dhe gabimeve të përsëritura.
Në mbështetje të “vijës së ashpër” mbretërore, duket se është edhe trashëgimtari i fronit Charles, vëllai i madh i Andrew-t dhe “rivali” historik në Familjen Mbretërore, i njohur tashmë me një rol bashkëpunues në shumë çështje dinastike dhe në kontrollin dhe burimet e shtëpisë së Windsor.
Duka i Jorkut akuzohet nga Virginia Giufre se para 20 vjetësh ka abuzuar seksualisht kur ajo ishte e mitur. Andrew dhe personazhe të tjerë të politikës botërore, bashkëpunonin me Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, të cilër rekrutonin vajza të mitura, të cilat më pas shfrytëzoheshin seksualisht. Pak ditë më parë, Giuffre paditi Princin Andrew në Gjykatën e Nju Jorkut për të kërkuar kompensim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



