Sociale

Rreth 10,000 pacientë aktivë/ Asnjë humbje jete por rriten infektimet 1,781 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete nga Covid-19, por kanë rezultuar pozitivë 1,781 qytetarë nga 8,105 testime. Sipas të dhënave qytetarët e infektuar janë në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë,  55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë,  29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë,  Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.
"Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           5,155
Fier                 1009
Durrës             914
Elbasan           757
Shkodër          690
Vlorë                688
Berat               380
Gjirokastër     392
Lezhë              308
Korçë               261
Dibër                145
Kukës               90


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë