Sociale

Rritja e infektimeve me Covid, Komiteti i Ekspertëve diskuton situatën: Në dhjetor dominoi Delta

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mblidhur këtë të enjte për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend. Burime nga ky Komitet thanë për Gazetasi.al se edhe mes 250 mostrave të tjera që janë dërguar për analizim jashtë vendit, kanë dalë 3 raste me Omicron. Sipas burimeve, në dhjetor duket se ka vijuar të dominojë varianti Delta i Covid-19.

Pak ditë nga festat e fundvitit, rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm dhe duket se kjo ka vënë në alarm ekspertët e shëndetit publik.

Burimet konfirmuan për Gazetasi.al, se në fokus të mbledhjes ka qenë përsëri diskutimi i planit të masave që është në fuqi, duke vënë theksin tek zbatimi rigoroz i tyre, siç është mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura ku sot konstatohet neglizhencē e zbatimit të kësaj mase.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë