Muzike

Çmimet Grammy shtyhen për shkak të variantit Omicron

Çmimet Grammy do të shtyhen për shkak të rritjes së rasteve të Omicron. Të planifikuara për 31 janar në Los Anxhelos, çmimet muzikore të organizuara në Shtetet e Bashkuara nga “Recording Academy” shtyhen për një datë të mëvonshme.

“Pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me menaxherët dhe ekspertët”, thuhet në deklaratën zyrtare, “dhe pas një diskutimi me komunitetin artistik dhe me shumë partnerë tanë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë vendosur të shtyjnë 64-të Grammy”.

“Shëndeti dhe siguria e të gjithë atyre që punojnë në komunitetin tonë muzikor, publikut dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për ceremoninë mbeten prioriteti ynë.  

Duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon variantin Omicron, mbajtja e ceremonisë më 31 janar do të kishte përfshirë shumë rreziqe. Ne do të përpiqemi të mbajmë natën më të rëndësishme muzikore në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti”.

Dy edicionet e fundit të këtyre çmimeve janë shoqëruar me të njëjtat problematika, ku vitin e kaluar që ishte paraparë të mbahej po në të njëjtën datë, 31 janar 2021 – më 5 janar u bë e ditur se nuk do të mbahej në datën e caktuar dhe u shty për 14 mars, pasi në Los Anxhelos kishte probleme të mëdha me virusin.

Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021.

Jon Batiste prinë më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë