Me botën që tashmë po lufton për të vënë nën kontroll shkallët e larta të infeksionit nga variantet Omicron dhe Delta këtë dimër, lajmet për shfaqjen e një varianti të ri të Covid-19 në Francën jugore dhe është pritur me shqetësim nga ekspertët.
I quajtur B.1.640.2 ose IHU (sipas institutit të Marsejës IHU Mediterranee Infection, ku po studiohet), ky variant i fundit- si Omicron – mbart mutacione të shumta 46 në krahasim me 32 të rivalit të tij, shumë prej të cilave janë të vendosura në pjesën e jashtme të proteinës së tij, komponenti i strukturës së virusit.
Megjithatë, duke pasur parasysh se IHU u zbulua për herë të parë tre javë më herët se Omicron, i cili u zbulua në Afrikën Jugore më 22 nëntor, por ende nuk është përhapur, kërcënimi i paraqitur nga varianti i ri ende nuk është marrë në konsideratë nga ekspertët.
Vetëm 12 persona janë infektuar deri më tani nga ky variant, i cili mendohet se është sjellë në Francë nga një udhëtar që kthehej nga një vizitë tre-ditore në Kamerun dhe varianti është renditur si “nën monitorim” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ndërkaq të gjitha variantet të konsideruara shqetësuese nga ekspertët aktualisht në qarkullim janë:
Alfa
I njohur gjithashtu si B.1.1.7, i zbuluar për herë të parë në Kent në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2020 dhe që atëherë u përhap në më shumë se 50 vende.
Beta
I njohur gjithashtu si B.1.351, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut në maj 2020 dhe u përhap në më shumë se 20 vende
Delta
I njohur gjithashtu si B.1.617.2, i zbuluar për herë të parë në Indi në tetor 2020 dhe ende varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe SHBA.
Gama
I njohur gjithashtu si P.1, i zbuluar për herë të parë në Brazil në nëntor 2020 dhe u përhap në më shumë se 10 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Omicron
I njohur gjithashtu si B.1.1.529, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Botsvanë në nëntor 2021 dhe tashmë i zbuluar në më shumë se 110 vende, duke rritur shkallën e infeksionit për shkak të rritjes së transmetimit, megjithëse simptomat e tij duken të jenë më të buta se ato të lidhura me virusin origjinal.
Për më tepër, OBSH rendit dy “variante interesi”, të cilat po monitorohen dhe gjurmohen, por aktualisht nuk mendohet se përfaqësojnë një shqetësim për shëndetin publik:
Lambda
I njohur gjithashtu si C.37, i zbuluar për herë të parë në Peru në dhjetor 2020.
Mu
I njohur gjithashtu si B.1.621, i zbuluar për herë të parë në Kolumbi në janar 2021.
Tre variante të tjera të virusit që u regjistruan për herë të parë në janar, maj dhe shtator të vitit të kaluar janë renditur si “variante nën monitorim” dhe 17 variante të tjera janë hequr nga kjo listë sepse ato konsiderohen si jo më shqetësuese pasi nuk kanë arritur të qarkullojnë në ndonjë masë shqetësuese.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje