Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 5,694 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,236 qytetarë, ku shumicën prej tyre e mban Tirana me 584 raste.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit është rritur edhe numri i vdekjeve.
Ka 4 humbje jete me SARS-COV2, më i riu 58 vjeç nga Elbasani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.