Samsung zbuloi smartfonin e ri Galaxy S21 FE në Panairin e Konsumatorit të Elektronikës (CES) të këtij viti që krenohet me teknologji të ngjashme të familjes së smartfonëve Galaxy S21.
S21 FE, i quajtur “Fan Edition”, përmban një ekran AMOLED 16 cm, të njëjtin procesor si pajisjet kryesore, një kamerë me lente të trefishta.
Galaxy S21 FE gjithashtu vjen në një gamë ngjyrash, duke përfshirë ngjyrën ulliri, të zi, livando dhe të bardhë dhe përfshin “çipin më të shpejtë” të Samsung.
Bateria e celularit mund të ngarkohet 50 përqind pasi të jetë futur në prizë për vetëm 30 minuta.
Samsung hapi para-porositë për Galaxy S21 FE të hënën dhe është vendosur të fillojë dërgimin e telefonave inteligjentë më 11 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








