Shumë prej nesh shikuan drejt qiellit gjatë bllokimeve të Covid: disa të zemëruar dhe të tjerë me shpresën e frymëzimit hyjnor.
Por për Roger Allpress, fansin e përjetshëm të astrografisë (fotografimi i imazh të objekteve astronomike, ngjarjeve qiellore dhe yjeve gjatë natës), izolimi ishte një justifikim për të mësuar edhe më shumë se si do të fotografonte qiellin natën!
“Unë jam kthyer në një astrograf për 12 muajt e fundit. Është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj, por kurrë nuk kam pasur kohë derisa pandemia na izoloi dhe pata kohë të zhvilloja aftësitë e mia”, tha ai.
Allpress, i cili jeton në periferi të Whittlesey në Cambridgeshire, fillimisht mori një teleskop në moshën shtatë vjeçare dhe pesëdhjetë vjet më vonë ai ndau në rrjetet sociale imazhet që i mblodhi gjatë një viti./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









