Humor

Burg kush parashikon motin! Kjo e drejtë është “ekskluzive” e Qeverisë

Në epokën e rrjeteve sociale, pjesa më e madhe e botës i ka shpallur luftë lajmeve të rreme, ndërsa në Egjipt i shpallet luftë edhe parashikimit “të rremë” të motit.

Agjencia egjiptiane e Meteorologjisë ka propozuar kalimin e një ligji që ndalon parashikimet e paautorizuara të motit dhe në të ndëshkimet për shkelësit shkojnë deri në burgim.

“Duhet ndëshkuar kushdo që flet për motin, apo që përdor pajisje për parashikimin e motit pa marrë më parë autorizimin prej nesh”, tha kreu i këtij institucioni, Agmed Abdel-Al në një intervistë për televizionin shtetëror egjitpian.

Shkak i këtij propozimi të pashembullt është bërë politizimi i parashikimit të motit. The Guardian citon një rast të ndodhur në vitin 2015, kur Ministria e Brendshme deklaroi se përmbytjet në qytetin bregdetar të Aleksandrisë nuk ishin shkaktuar nga çarja e digave, por nga anëtarë të “Vëllazërisë Myslimane”, e shpallur e jashtligjshme, që kishin bllokuar kanalet e kullimit, ndërsa disa agjenci private të parashikimit të motit fajësuan reshjet e dendura dhe mosmarrjen e masave në kohë për fryrjen e kanaleve kulluese.

“Pavarësisht ndikimit që do të ketë ky projekt-ligj, ai dëshmon kendvështrimin e qeverisë aktuale në Egjipt, që kërkon të kontrollojë çdo formë informacioni edhe ata që kërkojnë analiza shkencore dhe apolitike”, thotë Timothy Kaldas i Institutit Tahrir në Lindjen e Mesme.

Vitet e fundit, Presidenti i vendit, Abdul Fattah al-Sisi ka nisur një fushatë të ashpër dhe autoritare, që thotë se synon të luftojë “lajmet e rreme”, por në të vërtetë po përdoret si maskim për të shkelur të drejtat e njeriut dhe heshtur çdo zë opozitar.

Në muajin mars qeveria prezantoi një numër pa pagesë ku ftoheshin qytetarët që të telefononin dhe të denonconin lajmet e rreme, ndërsa një ligj i miratuar vitin e kaluar u tha autoriteteve të drejtën për të mbyllur çdo faqe interneti që kërcënonte ekonominë dhe sigurinë kombëtare egjiptiane.

Shoqata për Lirinë e Mendimit dhe të Shprehjes thotë se brenda 12 muajve, 497 faqe interneti informative janë mbyllur me këtë argument, por pa baza dhe fakte që të provojnë se ato kishin cenuar sigurinë ekonomike dhe kombëtare të vendit.

Trouble Spots in Online Direct-to-Consumer Prescription Remedies


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë