Sociale

COVID 19/ Rriten përsëri infektimet, 335 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë ndërkohë që 2 persona kanë humbur jetën: një qytetar nga Kamza 69 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat,  9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Janar 2022)

Raste të reja ditore         335
Të shëruar në 24 orë       115
Të shtruar në spitale       110
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 2,487

Testime totale              1,489,836
Raste pozitive                 211,220
Raste të shëruara           201,397
Raste Aktive                        6,601
Humbje jete                         3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3098
Fier                 657
Durrës             616
Shkodër          440
Elbasan           406
Vlorë                394
Berat               269
Lezhë              200
Gjirokastër     198
Korçë               151
Dibër                103
Kukës               69


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë