Media Galeri

Magjia e udhëtimit me trenin Orient Express rikthehet në Itali pas afro 50 vitesh

Europa tashmë është e njohur për sistemin e saj hekurudhor të klasit botëror, por për një përvojë që ka të bëjë më shumë sesa thjesht transport, asnjë udhëtim me tren nuk është më ikonik se Orient Express. Pas mbylljes së funksionimit në vitin 1977, kjo përvojë historike, luksoze hekurudhore po kthehet në Itali me trena dhe itinerare të rinj që shkojnë përtej rrugës së famshme Paris-Stamboll, nga aty ku nisi e gjitha.

Në vitin 2023, Orient Express La Dolce Vita e re do të mirëpresë pasagjerët në gjashtë trena që ofrojnë gjashtë itinerare që eksplorojnë Italinë nga veriu në jug, së bashku me rrugët ndërkombëtare që vizitojnë Parisin, Stambollin dhe Splitin, Kroaci.

Mysafirët mund të kalojnë diku nga një deri në tre netë në trenat e rinj.

 Pavarësisht se cilën nga gjashtë rrugët zgjedhin të ftuarit, një ndalesë në Romë do të jetë në qendër të çdo udhëtimi, duke i lejuar udhëtarët të përjetojnë një qëndrim në Minerva, hoteli i parë Orient Express, i cili është planifikuar të hapet në vitin 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë