Një person ka rënë në pranga në Tiranë dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi tregtonin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Policia bën me dije se është arrestuar një 19 vjeçar në Luz të Vogël, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në makinë 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Gjithashtu është proceduar penalisht një 57-vjeçare pasi në magazinën e saj janë gjetur 3 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




