Shendet

OBSH: Kombinimi i Omicron dhe Delta në popullatë po shkakton më shumë infektime

Kombinimi i varianteve Delta dhe Omicron po shkakton një “cunam” infektimesh nga Covid-19 ka deklaruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Deklarata e Tedros Adhanom Ghebreyesus erdhën pasi SHBA dhe vendet në të gjithë Evropën raportuan raste të reja rekord.


Studimet tregojnë se Omicron i cili është bërë shumë shpejtë dominues në shumë vend, tek të vaksinuarit është më i butë se Delta nëse i infekton, por shumë më ngjitës. Besohet se kombinimi i Deltës dhe Omicron në popullatë po nxit po nxit rritjen e rasteve.
“Kjo është dhe do të vazhdojë të ushtrojë presion të jashtëzakonshëm mbi punonjësit shëndetësore të rraskapitur dhe do i dërgojë sistemet shëndetësore në prag të kolapsit”, shtoi shefi i OBSH-së.


Për momentin, rreth 900,000 raste të reja raportohen në mbarë botën çdo ditë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Amerikë, ka deklaruar se infeksionet Omicron ka të ngjarë të arrijnë kulmin në fund të janarit në SHBA, duke pasur parasysh madhësinë e popullsisë dhe shkallën e vaksinimit. Disa vende të pasura kanë nisur përpjekjet për të dhënë doza të treta të vaksinave kundër Covid-19.


Sidoqoftë, Tedros ka deklaruar në konferencën e së Mërkurës se fushatat përforcuese në shkallë të gjerë të vendeve më të pasura “ka të ngjarë të zgjasin pandeminë”, pasi ato devijuan furnizimet nga vendet më të varfra të cilat janë më pak të vaksinuara, duke “i dhënë kështu virusit më shumë mundësi për t’u përhapur dhe për të ndryshuar”.
Ai vazhdoi t’u kërkoi “të gjithëve të marrin masa për Vitin e Ri dhe të mbështesin fushatën për të vaksinuar 70%” të botës deri në mesin e vitit 2022.


“Pothuajse 100 vende nuk kanë arritur ende objektivin fillestar për të vaksinuar 40% të popullsisë së tyre”, shtoi ai.
Sipas një raporti të OBSH-së të publikuar të martën, numri i infeksioneve të reja me Covid-19 u rrit me 57% në Evropë dhe me 30% në Amerikë. Zyrtarët kanë paralajmëruar se disa nga shifrat e larta mund të jenë pjesërisht për shkak të vonesave në raportim për shkak të Krishtlindjeve. Një efekt i infeksioneve rekord ka qenë mungesa e stafit në disa shërbime thelbësore, për shkak të izolimit të njerëzve për të mos përhapur virusin.

Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë