Shendet

CDC në diskutime për të miratuar dozën e tretë për fëmijët 12-16 vjeç

Miratimi i një doze të tretë të vaksinës COVID-19 për fëmijët të moshës 12-15 vjeç mund të jetë shumë afër  ka deklaruar kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Rochelle Walensky tha se FDA po e shikon këtë gjë si mundësi dhe shpreson se miratimi mund të vijë në ditët e ardhshme.

Megjithatë, ajo tha se nuk ishte e qartë nëse kompania Pfizer e kishte kërkuar miratimin për dozat e treta tek fëmijët e grup moshës 12-15 vjeç.

Dozat përforcuese janë miratuar për fëmijët e moshave 16 dhe 17 vjeç dhe të gjithë të rriturit.

Pyetjet mbi përforcuesit për disa fëmijë më të rritur vijnë pasi SHBA dhe Europa po përballet me një valë të re infeksionesh nga varianti Omicron, ndërsa rastet arrijnë një rekord të lartë. 

Ndërsa ekspertët kanë thënë se vaksinat mbrojnë kundër infeksionit serioz dhe vdekjes me Omicron, disa fëmijë të moshës 12-15 vjeç i kanë kaluar tashmë gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e gjashtë.

Pfizer në fillim të këtij muaji tha se po shikonte vaksinim të plotë me tre doza të vaksinës së saj për fëmijët 12 deri në 16 vjeç, ndërsa rezultatet treguan se tre doza midis njerëzve +18 vjeç krijuan më shumë mbrojtje.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë