Motosport

Maks Vershtapen votohet nga rivalët si ‘Piloti më i mirë’ për vitin 2021

Pavarësisht se nuk ka spikatur për ndonjë simpati të madhe, të paktën në dukje, Maks Vershtapen ka marrë elozhet e rivalëve të tij, të cilët e kanë votuar si më të mirin e edicionit të 4-të të sondazhit “Driver’s Driver of the Year”, i organizuar nga siti zyrtar i Formula 1.

Protagonistëve të sezonit më të luftuar të 10-vjeçarëve të fundit u është kërkuar të vlerësojnë paraqitjen e rivalëve për të krijuar kështu klasifikimin e tyre personal për 10-shen e pare të pilotëve.

Maks Vershtapen, kampion bote ne F.1. Gazeta Si, 29 dhjetor 2021

Holandezi i Red Bull-it, i shpallur kampion bote, ka dalë para 7 herë kampionit Ljuis Hemilton, kurse në vend të tretë ka dalë Lando Norris, pas një sezoni brilant me McLaren. Më pas vijnë dy pilotët e Ferrarit, Karlos Sainz dhe Sharl Leklerk.

Fernando Alonso mban vendin e 6-të, pastaj Pierr Gasli i 7-ti dhe Xhorxh Rasëll i 8-ti, ndërkohë që mbyllin 10-shen Esteban Okon dhe Mik Shumaker. Në votim kanë marrë pjesë këta pilotë: Fernando Alonso, Pierr Gasli, Nikolas Latifi, Sharl Leklerk, Nikita Mazepin, Lando Norris, Esteban Okon, Daniel Riçardo, Xhorxh Rasëll, Karlos Sainz, Mik Shumaker, Lans Stroll, Juki Tsunoda, Sebastian Fetel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë