Mbetjet e mumifikuara të faraonit egjiptian Amenhotep I janë “zhveshur” në mënyrë digjitale, duke treguar më shumë detaje ndaj tij. Amenhotep I – sundimtari i dytë i Dinastisë së 18- të të Egjiptit – mendohet të ketë vdekur rreth viteve 1506–1504 para erës sonë dhe që nga ai moment u ruajt me kujdes.
Ndryshe nga të gjitha mumiet e tjera mbretërore të zbuluara në shekujt 19 dhe 20, ajo e Amenhotep I nuk është zbuluar kurrë nga egjiptologët modernë. Kjo nuk është nga frika e një mallkimi, por për shkak se ekzemplari është ruajtur shumë mirë.
Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Kajros, ishin në gjendje të përdornin tomografinë e kompjuterizuar (CT) për të krijuar pamje 3D të burrit poshtë fashave. Ata zbuluan se faraoni ishte 35 vjeç kur vdiq rreth tre mijëvjeçarë më parë.
Kjo nuk është hera e parë që është hapur varri Amenhotep I. Ai u hap, u restaurua dhe u rivarros në shekullin e 11 para erës sonë nga priftërinjtë e dinastisë së 21-të.
Ata e rivarrosën në Deir el-Bahari në Egjiptin jugor, ku u zbulua së bashku me një numër mumiesh të tjera mbretërore të restauruara në vitin 1881.
“Fakti që mumja e Amenhotep I nuk ishte zbuluar kurrë në kohët moderne, na dha një mundësi unike,” shpjegoi aerkologu Sahar Saleem nga Universiteti i Kajros.
Burimi:DailyMail
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








