Media Galeri

“Pa çati, pa ndenjëse, pa tavolina”, një fotografi që tregon 7 vite luftë

Klasa e tyre nuk ka çati, nuk ka ndenjëse, nuk ka tavolina; shumica e 50 fëmijëve të vegjël të ulur në dyshemenë e mbushur me rrënoja nuk kanë stilolapsa apo letër. Por nxënësit në këtë shkollë të improvizuar në Hays, një fshat në provincën Hodeidah të Jemenit, janë ende ndër më me fat në vend thjesht për të pasur një mësues dhe një vend për të mësuar.

Shtatë vjet në një luftë katastrofike që shkaktoi krizën më të keqe humanitare në botë, konflikti i Jemenit nuk tregon shenja të përfundimit të shpejtë dhe e ardhmja e një brezi të tërë rrezikohet të shkatërrohet. Rreth 3 milionë fëmijë nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën, sipas Kryqit të Kuq, me 8.1 milionë që kanë nevojë për ndihmë urgjente arsimore.

“Ka një presion të madh për të lënë shkollën, për të punuar për të mbështetur familjen”, thotë Khaled Ziad, fotografi i France-Presse jemenas, i cili e bëri fotografinë në shtator. “Disa fëmijë në Jemen janë tani 10 vjeç dhe ata kurrë nuk kanë pasur mundësinë të regjistrohen në ndonjë shkollë. Nëse familjet nuk kanë para për ushqim, ilaçe dhe tarifa spitalore, si mund të përballojnë shpenzimet e arsimit?”

OKB-ja nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare të urisë në Jemen, sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme të besueshme por 16.2 milionë njerëz, rreth gjysma e popullsisë janë në varfëri të madhe dhe të gjitha problemet që sjell varfëria i bën njerëzit të thonë se “Covid-19 është shqetësimi më i vogël i tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë