Testet COVID-19 të farmacive parashikojnë infektivitetin. Sipas një raporti, testet e shpejta të COVID-19 në farmaci, janë më pak të ndjeshme se testet PCR dhe mund të japin një rezultat negativ në 15 minuta duke mos arritur të zbulojnë grimcat e virusit, por të njëjtat grimca mund të mos paraqesin rrezik transmetimi në një afat shumë të shkurtër kohor.
Studiuesit fillimisht kryen analizën e testit të antigenit tek nga 181 individë me infeksione SARS-CoV-2 të konfirmuara me PCR.
“Njerëzit me ngarkesë të ulët virale dhe teste negative të antigenit mund të bëhen infektivë “dy ose tre ditë më vonë. Prandaj, për të qenë sa më efektive, testet e antigenit duhet të përdoren menjëherë përpara një ngjarjeje ose kontakti me ata që janë në rrezik më të madh nga infeksioni ose çdo mbledhje”, tha James Kirby nga Qendra Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston.
Përparimi i COVID-19 shpesh rezulton tepër i rëndë te pacientët me kancer. Studiuesit paralajmërojnë se personat e vaksinuar me kancer nuk duhet të nënvlerësojnë rreziqet e tyre nga rastet e reja të COVID-19. Mes 54 pacientëve me kancer që u infektuan pavarësisht se u vaksinuan me dy doza, shumica u shtruan në spital.
Studimi nuk analizoi në radhë të parë efikasitetin e vaksinave në parandalimin e infeksioneve. Por midis atyre që u infektuan, COVID-19 nuk ishte më pak i rëndë sesa ishte në një grup tjetër prej 1,656 pacientësh me kancer të pa vaksinuar me COVID-19, raportuan studiuesit në një shkrim për revistën “Annals og Oncology”. Rreziqet ishin më të mëdha për pacientët me kancer të gjakut.
“Shumë studime kanë treguar që pacientët me kancer nuk krijojnë një përgjigje të fortë imune, dhe ky është studimi i parë i madh që ka të ngjarë të tregojë pasojat e kësaj. Dozat dhe përforcuesit shtesë janë tepër të rëndësishme, siç është maska, distanca sociale dhe inkurajimi për vaksinim,” tha Jeremy Warner nga Universiteti Vanderbilt në Nashville, Tennessee.
Burimi:Reuters/Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje