Italianët kanë shijuar një periudhë të pazakontë harmonie politike, Mario Draghi, kryeministri, solli një udhëheqje me vendosmëri dhe me bindje në mes të një pandemie dhe ekonomia po ecën pozitivisht. Por kjo mund të përfundojë kur parlamenti të zgjedhë presidentin e ri në janar.
Një ritual i paqartë, njësoj si zgjedhja e një Pape të ri, kjo gjë po ngre debate politike dhe mund ta lërë Italinë në një pikë kritike: A duhet Draghi, ish-drejtuesi i Bankës Qendrore Europiane që ringriti Italinë, të qëndrojë kryeministër apo të bëhet president?
Nuk ka kandidatë zyrtarë për vendin e presidentit. Por votimi i fshehtë lejon që të votohet kushdo, që është qytetar italian mbi 50 vjeç. Emrat që janë shkruar më herët përfshijnë futbollistin Franceso Totti, aktoren Sophia Loren dhe pornstarin Roço Siffredi. Votimi mund të shkojë në disa raunde para se të shpallet një fitues.
Draghi është lakuar shpesh si kandidati që mund të pasojë Sergio Mattarella-n, që ikën nga kreu i shtetit më 3 shkurt. 74-vjeçari la të kuptohej se ai ishte gati për rolin e ri. Në një konferencë ai tha:”Fati im nuk është me rëndësi. Unë nuk kam qëllime specifike. Unë jam, nëse ju pëlqen, një gjysh në shërbim të institucioneve.”
Personi i vetëm që po e kërkon postin me këmbëngulje, sipas mediave italiane është ish-kryeministri “i larë në skandale”, dhe lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi.
“Ka shumë pak shanse që ai të zgjidhet, por nuk e përjashtojmë si mundësi”,-tha Ëolfango Piçoli, kreu i një kompanie kërkimesh në Londër. “Nëse ka një person që ka fuqi të pakrahasueshme të blerjes së votave, është Berlusconi.”
Presidenti i Italisë është më shumë një rol ceremonial, bashkë me fuqinë për të zgjidhur krizat politike, për të zgjedhur kryeministrin dhe për të vendosur zgjedhje të parakohshme. Mattarella, u detyrua shumë herë të ndërhynte për të zgjidhur krizat, përfshirë thirrjen e Draghi-t për të rifomruar një qeveri të re në shkurt 2021, pasi administrata e drejtuar nga Giuseppe Conte, ra.
Koha e zgjedhjeve është delikate, Draghi konsiderohet dorë e sigurt, por vendosja e tij si president do t’i jepte fund qeverisë së tij, duke zbehur dhe përpjekjet për të zbatuar reformat dhe marrjen e fondit rimëkëmbës nga BE, ku Itali është përfituesi më i madh.
“Është hera e parë që zgjedhjet kanë qenë të leverdisshme për ekonominë. Vendi humbi 10% të PBB-së nga pandemia dhe Draghi solli besimin përsëri. Pyetja është a mund të zgjasë kjo përtej zgjedhjeve presidenciale?”-tha Piçoli.
Në skenarin më të keq, Draghi mund të afrojë zgjedhjet vendore me 1 vit. Nëse zgjedhjet afrohen, rritet mundësia për fitoren e koalicionit të së djathtës, Lega, Fratelli dhe Forza.
Votimi pritet të nisë javën e tretë të janarit, por 1/3 e rasteve mund të nxjerrë fituesin që raundin e parë. “Do të ketë hyrje nga dyert e pasme dhe shumë emra të përmendura atë ditë”,-thotë Piçoli. “Por sipas historisë, këto emra digjen direkt.”
Emra të tjerë që mund të dalin atë ditë, sipas mediave, përfshijën ministren e Drejtësisë, Marta Cartabia, ish-kryeministrin Romano Prodi, një tjetër ish-kryeministë dhe momentalisht komisioner i BE-së, Paolo Gentiloni dhe Gianni Letta, këshilltari i Berlusconit.
Nëse Draghi nuk del, ai mund ta ruajë mundësinë e tij deri në raundin e dytë a të tretë. “Edhe për dikë si Draghi ka mundësi të mos zgjidhet që herën e parë.”
Burimi: The Guardian/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




