Shendet

Studimi/Gratë që janë operuar nga kanceri i gjirit duhet të trajtohen edhe më pas

Gratë me kancer gjiri që kanë ndjekur terapi standarde ose janë pas një operacioni, ende kanë nevojë për trajtim . Përqindja e pacientëve që kanë rikthim të kancerit pas 10 viteve mbetet e lartë, një arsye më shumë për të shtyrë për zgjatjen e kujdesit pas operacionit. Një nga mundësitë është ajo e ofruar nga “neratinib”, një terapi e synuar që ka treguar se është efekrive në reduktimin e rrezikut të përsëritjes, vdekjes dhe metastazave në tru te pacientët me kancer të gjirit në fazën e hershme me receptorë hormonalë pozitivë.
Kjo është demonstruar nga studimi “ExteNET” , në Universitetin e La Sapienza i cili demonstroi një ulje prej 42% të rrezikut të rikthimit në 5 vjet, si dhe përgjysmimin e rrezikut të vdekjes dhe reduktimin e metastazave në tru me dy të tretat. 
ExteNET përfshiu 2840 gra me kancer të gjirit në fazën e hershme të receptorit hormonal që mbishpreh proteinën HER2; trajtimi zgjati 12 muaj, pas trajtimit standard njëvjeçar me terapi anti-HER2 (trastuzumab). 
Rezultatet u thelluan me një konferencë virtuale për shtyp .
Ekspertët thanë se rreth 84% e pacientëve (46200 gra), çdo vit në Itali, e paraqesin sëmundjen në fazën fillestare; 9% e tyre, rreth 4150, në vend të kësaj raportojnë një mbishprehje të proteinës HER2 (HER2 +) përveç bashkë-shprehjes së receptorëve të hormoneve.

Foto ilustruese

Paolo Marchetti , profesor i Onkologjisë në Universitetin La Sapienza të Romës dhe President i Fondacionit për Mjekësinë e Personalizuar, shpjegoi se në këtë popullatë, trajtimi sistemik ndihmës me kimioterapi, terapi hormonale dhe një vit terapi biologjike me antitrupa anti-HER2 trastuzumab është tani standardi i kujdesit dhe mund të zvogëlojë rrezikun e përsëritjes dhe vdekjes. 
“Trastuzumab me të vërtetë është përmirësuar, por nuk ka eliminuar rrezikun e rikthimit të sëmundjes. Një përqindje e pacientëve në fakt vazhdon t’i rikthehet kanceri me një incidencë maksimale 18-24 muaj pas operacionit, megjithëse disa kanë rikthim edhe pas 10 vitesh ndjekje”,shtoi eksperti.
Një tjetër e dhënë e rëndësishme është ajo e ndjekjes mesatare prej 8 vitesh: rreziku i vdekjes për pacientët që nuk kanë pasur një përgjigje të plotë patologjike pas operacionit duket se është përgjysmuar.
Rrugë të reja po hapen me studime që hetojnë shtimin e terapive të synuara, duke zgjeruar kështu qasjen ndihmëse pas kujdesit standard. Medikamenti është miratuar tashmë në Evropë për këtë popullatë pacientësh dhe rimbursohet në disa vende.
Rëndësinë e kufizimit të dukshëm ekspertët e shpjegojnë se evoluimi i sëmundjes nga fillestar për fazën e katërt kur trupi prodhon metasaza ka një ndikim negativ jo vetëm në mbijetesën e pacientëve, por edhe në cilësinë e tyre të jetës.

Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë