Martin Mata, bashkëdrejtuesi i Fondacionit Shqiptar-Amerikan të Zhvillimit, që po rikonstrukton Piramidën, tregon për Gazetasi.al se qëllimi i këtij projekti është integrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në fushën e teknologjisë së informacionit, ku në fakt vendi ynë fsheh potencial.
“Qendra TUMO, pjesë e AADF-së, do të merret me trajnimin e të rinjve nga mosha 11-18 vjeç në çdo fushë të teknologjisë, gjë që e ka bërë dhe deri tani. Ata do të jenë të njëjtët që do të jenë pjesë e zhvillimit të kësaj qendre dhe të bëhet një inkubator për start up-et”.
Të rinjtë pjesëmarrës do të paguajnë një tarifë prej 200-250 eurosh dhe çdo gjë tjetër mbulohet nga Fondacioni.
Mata shpjegon se pasi të përfundojë procesi i rikonstruktimit fizik të Piramidës do të hapen aplikimet dhe do të jepen më shumë detaje për bizneset që kanë interes të bëhen pjesë e Piramidës.
“Nuk do të jetë qendër tregtare. Kriteri i parë që një biznes të bëhet pjesë në këtë projekt, është të ketë aktivitet të fushën e teknologjisë. Kriteri i dytë është të ketë një qëndrueshmëri financiare si biznes dhe i treti, të jetë gati për të qenë pjesë e një inovacioni të tillë”, shpjegon Mata.
Ai shton se përfitimet që bizneset do të kenë si pjesë e këtij projekti, nisin që nga pozicioni i këtij subjekti, në zemër të Tiranës dhe sigurisht fitimet, si pjesë e rrjetit.
Sipas z.Mata, piramida “do të mbajë veten” me qiradhënien e hapësirës së saj.
Piramida është nën procesin e rikonstruktimit, por bashkëdrejtuesi i AADF tregon se ky proces është vështirësuar pasi kanë dalë probleme të paparashikuar, si prania e ujit, por edhe vetë godina është strukturë komplekse.
Projekti është parashikuar të përfundohet në pranverën e vitit 2023, por z.Mata tregon se po punohet që në tetorin e vitit 2022, çdo gjë të jetë gati.
Nën simbolikën e errët që ka mbajtur Piramida, siç e cilëson z.Mata, Rijetësimi i saj mund të të vijë vetëm me të rinjtë dhe teknologjinë.
“Ne e kemi quajtur ‘shtëpia e gjeneratës së re’ sepse aty do të gjejnë lirinë të rinjtë e apasionuar pas inovacionit dhe të realizojnë ëndrrat e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.